Tevez do të luajë Kupën e Amerikës

31/05/2011 20:20

Trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit, Sergio Batista, ka ndërruar mendje dhe do të grumbullojë sulmuesin Carlos Tevez për të luajtur Kupën e Amerikës.

Batista ka bërë të ditur një listë prej 25 lojtarësh dhe nga kjo listë do të heqë 3 futbollistë për kompeticionin që do të fillojë më 1 korrik në Argjentinë.

Nuk pritet që Tevez të jetë një nga tre lojtarët e përjashtuar pas bashkëbisedimit që Batista dhe sulmuesi i City patën para disa ditësh.

Kjo është lista e 25 lojtarëve argjentinas:

Portierë: Sergio Romero (AZ Alkmaar), Juan Pablo Carrizo (River Plate) dhe Oscar Ustari (Getafe).


Mbrojtës: Gabriel Milito (Barcelona), Ezequiel Garay (Real Madrid), Nicolás Burdisso dhe Javier Zanetti (Inter), Nicolás Pareja dhe Marcos Rojo (Spartak Moscow), Pablo Zabaleta (Manchester City) dhe Emiliano Insúa (Galatasaray).


Mesfushorë
: Javier Mascherano (Barcelona), Lucas Biglia (Anderlecht), Ever Banega (Valencia), Esteban Cambiasso (Inter), Javier Pastore (Palermo), Diego Valeri (Lanús), Enzo Pérez (Estudiantes de La Plata) dhe Fernando Gago (Real Madrid).


Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Ángel Di María dhe Gonzalo Higuaín (Real Madrid), Sergio Agüero (Atlético Madrid), Ezequiel Lavezzi (Napoli) dhe Carlos Tevez (Manchester City).

 

Top Channel