Krytarja e delegacionit kosovar në dialogun e nisur mes Prishtinës dhe Beogradit deklaroi se ndarja territoriale e Kosovës nuk është pjesë e bisedimeve.

Sipas saj, hapja e kësaj cështjeje nga Serbia është më shumë një manovër për t’iu shmangur axhendës së përcaktuar.

“Kjo temë asnjëherë nuk do jetë në tryezën e dialogut, ashtu sikurse asnjë temë tjetër politike. Hartimi i axhendës së dialogut është bërë mes Kosovës, Serbisë dhe BE-së, prandaj asnjë palë nuk mund të imponojë cështje laterale”, nënvizoi Tahiri.

Por më të shqetësuar për këtë cështje janë partitë e opozitës, të cilat i shohin si të cënueshëm anëtarët e delegacionit kosovar në bisedime.

“Të drejtën dhe mandatin për të menduar dicka të tillë nuk e ka as qeveria e Kosovës dhe askush tjetër. Pavarësia është mandat i qytetarëve dhe jo i qeverisë. Nëse dikush tenton të hapë këtë cështje, jo vetëm që duhet të ndërpriten bisedimet, por edhe individët që e propozojnë duhen shkarkuar”, tha Rexhep Selimi, deputet i lëvizjes Vetëvendosje.

Top Channel