" />   ">

Për të shtatën ditë rresht vazhdon në sheshin “Sintagma” para
parlamentit grek tubimi i të gjithë qytetarëve që tashmë janë
pjesëmarrës në levizjen më të madhe të pavarur politike të krijuar
ndonjëhere në Greqi.
 

Me lirine e fjales ne mbledhjet qe organizohen ne shesh, me organizimin e kushteve te qendrimit per nje periudhe kaq te gjate dhe me kerkesat e tyre, qe aprovohen apo hidhen poshte me votim dhe me pas ne forme peticionesh i dergohen parlamentit, “Te Indinjuarit” greke, te kujtojne Athinen e lashte, kur vendimet merreshin nga kuvendet popullore ne te ashtuquajturen “Demokracia e menjehershme”. Te kujtojne edhe Argjentinen para disa vitesh, me zhurmen e tenxhereve dhe thirrjeve te protestuesve kunder varferise.

Te zhgenjyer nga politika dhe politikanet, te indinjuarit e Greqise kerkojne anulimin e Memorandumit te Ndihmes nga FMN dhe BE. Te njejta pamje vijne dhe nga Kulla e Bardhe e Selanikut ku cdo dite rritet numri i qytetareve te mbledhur rreth saj me pankarta ne duar kunder qeverise dhe klases politike te vendit.

Nderkohe presidenti i Eurogrup Zhan Klod Junker ka konfirmuar se nje pakete e re ndihme prej 60 deri 70 miliard euro diskutohet ne tryezen e Eurogrup-it per te shmangur nje domino te mundshme pasojash te krizes greke ne BE.

Gjithesesi cdo gje do te varet, sic theksojne edhe partneret europiane, nga zbatimi i paketes se dyte te masave te rrepta financiare qe ka shpallur qeveria greke dhe sidomos nga privatizmi i disa prej nderrmarrjeve kryesore shteterore apo shitjes se aksioneve te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA