Të bashkuar kundër Bosnjes

31/05/2011 15:35

Futbollistët e kombëtares shqiptare janë të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes së 7 qershorit kundër Bosnje Hercegovinës.

Por duket se zgjidhja për këtë problem tashmë është gjetur nga ana e tyre.

“Është e vështirë, por kam besim tek grupi. Duhet të bëjmë më të mirën dhe të shohim nëse mund të marrim tre pikët. Duhet të luajmë si ndaj Bjellorusisë” shprehet sulmuesi Edmond Kapllani.

Kur kanë mbetur 5 ndeshje nga përfundimi i eleminatoreve për Euro 2012, kombëtarja shqiptare gjendet në vendin e 3 në grupin D me 8 pikë, 1 më shumë se Bosnja e vendit të katërt dhe 4 pikë më pak se Franca e vendit të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA