Do të jetë më rehat në qelinë në burgun e Hagës sesa në vilën modeste në fshatin Lazarevo, ku ish-gjenerali Ratko Mlladic i fshihej drejtësisë.

Kjo, pasi qelia e tij do të jetë e pajisur me mjete teknologjike që do t’i kishin zili edhe persona që gëzojnë lirinë, por që nuk kanë mundësi ekonomike.

Kështu, në “suitën” e përgatitur për ish-komandantin e serbëve të Bosnjes ka:

një tryezë pune me kompjuter, pa lidhje me internet; televizor me lidhje satelitore; radio; dritë me llampë neoni; krevat me skelet hekuri me dyshek, carcafë dhe jastëk të rehatshëm; lavoman alumini; peshqirë dhe ndresa të lara; dhe një raft për librat.

Ndërsa dritarja e qelisë, edhe pse në një burg të sigurisë së lartë, ka shufra hekuri në distancë të gjerë, në mënyrë që i burgosuri të vështrojë jashtë, si dhe një perde për ta përdorur sipas dëshirës.

Duket se Mlladic, i akuzuar për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në vecanti për masakrën e Srebrenicës ku mbetën të vrarë rreth 7500 persona, nuk do të vuajë shumë në vendin ku duhet të paguajë për krimet e tij.

FOTO GALERI
1/1
Qeli “high tech” për kriminelin e luftës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA