Siri, protestuesit marrin armët në duar

31/05/2011 18:40

Qytetarët sirianë, kryesisht ata nga zonat e prekura nga ndërhyrjet ushtarake, kanë vendosur të marrin në duar armët për të forcuar rezistencën e tyre.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave të parët që kanë ndërmarrë këtë veprim kanë qenë banorët e Rastanit, qytezë në afërsi të Homsit.

Forcat e armatosura hynë të dielën në Rastan duke përdorur artiljerinë e rëndë dhe duke u mbrojtur përmes tankeve të armatosura.

Vendimi i qytetarëve për të reaguar vjen pas atij të qeverisë siriane për të vazhduar represionin ndaj protestuesve anti-regjim.

Ndërkohë, presidenti Bashar al Assad vazhdon të refuzojë tërheqjen e tij nga pushteti, duke i cilësuar protestuesit si grupe terroriste që synojnë destabilizimin e vendit.

Top Channel