Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Prokurorët ushtarakë amerikanë kanë hapur një dosje me akuza të reja ndaj personit që është vetë-cilësuar si truri i sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, që mbahen në burgun e Guantanamos.
Akuzat pritet të formalizohen në orët e ardhshme. Të pestë të pandehurit janë gjykuar më parë në burgun famëkeq të Kubës mbi sulmet që u morën jetën pothuajse 3 mijë personave.
Por procesi ishte ndërprerë pasi administrata Obama u përpoq të transferonte gjyqin në një gjykatë civile, lëvizje kjo që u ndryshua në muajin prill.
Secilit nga pesë të dyshuarit do t’i atribuohen të paktën tetë akuza, mes të cilave ajo e “vrasjes në shkelje të ligjit të luftës”, “sulm ndaj civilëve”, “pengmarrje avioni” dhe “terrorizëm”.
Top Channel