Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic dhe homologu i tij ukrainas Kostyantyn Gryshchenko kanë firmosur sot një marrëveshje për liberalizimin e vizave.

Jeremic, përvecse ka nënvizuar se marrëveshja do të sjellë rezultat në bashkëpunimin ekonomik, ka falenderuar Ukrainën për mbështetjen në cështjen e Kosovës.

“Serbia nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen tuaj”, i tha ai homologut. Ukraina vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës të shpallur rreth 3 vjet më parë.

Gryshchenko ka deklaruar se Ballkani është një rajon i rëndësishëm për Ukrainën dhe se vendi i tij po i ndjek me vëmendje zhvillimet atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA