Gjykata e Lartë në Beograd ka hedhur poshtë sot apelin e avokatit të ish-gjeneralit Ratko Mlladic kundër ekstradimit të tij në Hagë.

Zëdhënësja e gjykatës, Dushica Ristic ka deklaruar se trupi gjykues vendosi se Mlladic i plotëson kushte për ekstradim dhe se vendimi do t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, do të jetë pikërisht ky dikaster që do të thotë fjalën e fundit mbi dërgimin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjes në Hagë.

Kjo gjykatë e akuzon Mlladic për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në Bosnje gjatë periudhës 1992-95.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA