Rooney lavdëron trion e Barcelonës

31/05/2011 16:20

Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United, theksoi se tre lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, luajnë futboll në mënyrë perfekte.

Edhe pse anglezi është i trishtuar për humbjen e skuadrës së tij 3-1 ndaj katalanasve në finalen e Ligës së Kampioneve, ka vetëm fjalë të mira për treshen shtatshkurtër.

“Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Gjërat që ka bërë këto 2-3 vitet e fundit janë të pabesueshme dhe vështirë se mund t’i shohim sërish”, u shpreh Rooney.

Por, sulmuesi mendon se mesfushorët Xavi dhe Iniesta janë çelësi i suksesit të katalanasve: “Messi fiton ndeshjen, por Xavi dhe Iniesta shkatërrojnë këmbët e kundërshtarëve. Duhet të vraposh shumë për t’i mbajtur ata nën kontroll dhe kur lodhesh Messi “vret” ndeshjen.”

“Manchester është një ekip fantastik dhe sërish nuk bëmë asgjë kundër tyre. Barcelona është në një nivel të pabesueshëm dhe treguan se janë të veçantë. Kur luan kundër tyre thjesht duhet të dorëzohesh e të pranosh humbjen”, përfundoi Rooney.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA