Kosova nuk duhet të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë, madje duhet të tërhiqet prej tyre nëse në tryeze do të shtrohet për diskutim cështja e ndarjes.

Deklaratën e ka bërë vetë Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, pak ditë pas deklaratës së zv/ministrit të Jashtëm të Kosovës, Ibrahim Gashi që tha se në rast se shtrohet në tryezë cështja e ndarjes së Kosovës, pala shqiptare nuk do të braktisë bisedimet.

Këtë zoti Gashi e arsyetoi me faktin se nëse Kosova do të braktiste këto bisedime do të humbte mbështetjen ndërkombëtare, ndërsa me Serbinë do të ndodhte e kundërta.

“Mendoj se kjo duhet të tjetë detyrim që të mos pranohet, por duke e ditur formatin e këtyre bisedimeve, mund të bisedohet vetëm për tema që mund të pajtohen të dyja delegacionet. Nëse një delegacion nuk pajtohet, cështja s’mund të jetë pjesë e bisedimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA