Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka një propozim për
misionarët ndërkombëtarë në Kosovë, të cilëve u kërkon që ta lexojnë
raportin e Zyrës së Koordinatorit për zbatimin e strategjisë për veriun.

Sipas RTK-së, ministri ka thënë se raporti i Zyrës së Koordinatorit Ylber Hysa është i plotë dhe tregon në detaje për gjendjen në atë pjesë.

Megjithatë, ministri i Brendshëm nuk ka mundur të shpjegojë nëse raporti do të përdoret si bazë për veprimin që Qeveria do të ketë për veriun.

Top Channel