Pakistan, gjendet i pajetë trupi i gazetarit

31/05/2011 18:00

Është gjendur i pajetë, rreth 150 kilometra larg Islamabadit, trupi i gazetarit të agjencisë së lajmeve “AKI”.

Sipas mediave lokale, trupi i Salem Shahzad është gjetur pranë makinës së tij në qytetin Mandi Bahaudin, në veri të provincës së Punjabit.

Sipas burimeve, trupi i reporterit tregon shenja dhune dhe torture.

Në makinën e gazetarit, ekspert i cështjeve të terrorizmit, policia ka gjetur edhe një bllok me kontakte të ndryshme.

Top Channel