Ish-kreu i ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mlladic ka mbërritur në Holandë, ku do të gjykohet për krime lufte në gjykatën e Hagës.

Mlladic u vendos në një avion në Beograd vetëm pak kohë pasi gjykata serbe hodhi poshtë apelin e avokatit të tij kundër ekstradimit.

Gjenerali Mlladic do të përballet me akuzat për genocid dhe krime të tjera mizore të kryera gjatë konfliktit në Bosnje në vitet 1990.

Avokati i tij insistoi se ai ishte shumë i sëmurë për të ndjekur procesin në Hagë, por doktorët serbë thanë se ai ishte në gjendje të ekstradohej.

69-vjecari u arrestua të enjten e kaluar në fshatin Lazarevo, në veri të Beogradit, pas një arratie që zgjati plot 16 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA