Gjykata e Krimeve të Luftës në Serbi do të marrë në konsideratë apelin e
Ratko Mlladic kundër transferimit në Hagë, ku do të përballet me akuzat
për genocid.

Avokati i ish-gjeneralit serbo-bosnjak argumentoi se Mlladic eshtë shumë i semure per t’u përballur me gjykatësit dhe se ka nevojë për trajtim mjekesor në Beograd. Avokati Milosh Saljic hodhi në kutine postare, dosjen e Apelit qe do t’i dergohet Gjykatës së Krimeve në Serbi.

Por duket se kërkesa e tij për ekstradim do të hidhet poshtë. Mjeket që e ekzaminuan 69-vjecarin thane se ai është në gjendje të mirë për t’u ekstraduar. Saljic do te kerkoje nje tjeter ekzaminim mjekesor, duke thënë se gjendja shendetesore e klientit te tij eshte perkeqesuar, pas arrestimit.Ministrise se Drejtesise do t’i duhen tre dite per te vendosur per Apelin, por sipas analisteve, pritet te të rrezohet me heret. Autoritetet kane hedhur poshte raportimet se ai ka probleme me degjimin dhe se ka nje krah te paralizuar, pasoje e nje hemorragjie cerebrale.

Ish-gjenerali serbo-bosnjak u kap të enjten në fshatin e Lazarevos, në veri të Beogradit. Ai kërkohej prej 16 vitesh, i akuzuar për krime gjatë luftës së Bosnjës, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 7500 djem dhe burra myslimane. Arrestimi i tij konsiderohej si nje thelbesor per kerkesen e Serbise, per t’u anetaresuar ne Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA