Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme,
në të cilën do të diskutohet për procesin gjyqësor kundër kryetarit të
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish ushtarëve
të tij, Lahi Ibrahimi dhe Idriz Bala.

Kryesia e Kuvendit, sipas RTK mori vendim pasi një takimi me krerët e grupeve parlamentare.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është miratuar nga Kryesia, pasi Grupi parlamentar i AAK-së ka mbledhur 40 nënshkrime të nevojshme të deputetëve për këtë seancë.

Qëllimi i kësaj iniciative është që Kuvendi të kërkojë gjykim të shpejtë dhe i drejte, si dhe t’i jepet Haradinajt përkrahje institucionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA