Karzai: Nëse vazhdon sulmi, NATO forcë pushtuese

31/05/2011 10:45

Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar se nëse NATO nuk do të
ndërpresë sulmet ndaj popullsisë civile, do të shndërrohet në një forcë
pushtuese.

“Nëse NATO nuk ndërpret sulmet ajrore mbi shtëpitë afgane, prezenca e saj në Afganistan do të konsiderohet si ajo e një force pushtuese dhe kundër vullnetit të popullit afgan”, theksoi ai.

Duke kujtuar pozicionin e tij kundër sulmeve ajrore të banesave civile, Karzai ka theksuar se nuk do i autorizojë më, duke parë pasojat e rënda të shkaktuara.

“Në këtë situatë, historia është dëshmitare se si afganët përballojnë forcat pushtuese”, shtoi ai.

Top Channel