Jemen, 50 të vrarë në qytetin Taiz

31/05/2011 16:15

Mbi 50 persona janë vrarë në demonstratat e zhvilluara në qytetin jugor të Jemenit, Taiz, që prej ditës së diel, kanë bërë të ditur aktivistë të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Informacionet e fundit, që mbeten për t’u verifikuar, sugjerojnë gjithashtu se qindra persona të tjerë janë plagosur në këtë qytet.

Të paktën tre persona më shumë mbetën të vrarë në Taiz, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestave që rifilluan ditën e sotme.

Ndërkohë që në kryeqytetin Sana, luftime të reja i kanë dhënë fund armëpushimit të vendosur mes krerëve të fiseve dhe forcave të presidentit Saleh.

Ky i fundit, që qeveris që prej vitit 1978, refuzon të tërhiqet nga pushteti pavarësisht muajve të tërë protestash kundër regjimit të tij dhe frikës për një luftë civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA