Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është nisur sot për në Itali, në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të homologut Giorgio Napolitano.

Sipas mediave kosovare, gjatë vizitës në Itali, Jahjaga do të marrë pjesë në ceremoninë e 150-vjetorit të këtij shteti, si dhe në konferencën “Qyteti Ndëretnik”, ku do të mbajë një fjalim.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Calmy Rey dhe udhëheqës të tjerë.

Ndërkohë, presidenti serb Boris Tadic, ashtu si dhe në samitin e Varshavës, ka vendosur të bojkotojë edhe këtë eveniment, për shkak të pranisë së presidentes kosovare.

Top Channel