Itali, periudhës së Berlusconi-t i vjen fundi

31/05/2011 15:05

Pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit vendore, Italia duket sikur ka
ndërruar fytyrë. Mbizotërimi i padiskutueshëm i koalicionit të qendrës
së majtë në shumicën absolute të komunave italiane, duket se ka sjelle
një frymë të re në vend, ku po flitet për fundin e periudhës së
Berlusconi-zmit.

Ne menyre te veçante fitorja e kandidatit te opozites ne Napoli, ish-prokurori Luigi De Magistris qe fitoi mbi 65% te votave, interpretohet si nje sinjal i qarte i nevojes per nje politike te re. Ashtu siç sjell nje stil te ri politik edhe i majti  Giuliano Pisapia, kryebashkiaku i Milanos, qe po te perdorim gjuhen sportive mund te themi se mundi Berlusconi-n ne fushen e tij.

Humbja e Milanos, kryeqyteti ekonomik i vendit, vendlindja e kryeministrit dhe djepi i levizjes se tij politike, eshte simboli i disfates se te djathtes. Fryt ndoshta i skandaleve te shumta, i krizes ekonomike ne vend apo i nevojes se vendit per rinovim.

E tani, ne periudhen qe e ndan nga zgjedhjet politike te 2013, Berlusconi do te punoje per te gjetur ekuilibra te rinj politike dhe aleate te tjeter perveç Lidhjes se Veriut. Pas shpalljes se rezultateve kryeministri deklaroi “Humbem por do te vazhdojme te qeverisim”. Si nje boksjer kembengules, ai as nuk mendon te lere ringun, megjithese rezultatet e fundit qene gati nje nokdaun per te.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA