Hamilton i kërkon falje Masës dhe Maldonados

31/05/2011 18:40

Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, i ka kërkuar falje pilotëve Felipe Massa (Ferrari) dhe Pastor Maldonado (Williams) për deklaratat që bëri për ta pas përfundimit të Cmimit të Madh të Monakos në Formula 1.

Hamilton mori dy dënime nga komisarët e garës për shkak të incidenteve që shkaktoi në duelin me pilotin brazilian dhe atë venezuelian, incidente që çuan në daljen nga pista të tyre.

“Isha më i shpejtë se Massa. U mundova të merrja pjesën e brendshme të kthesës, por ai e mbylli para kohe. U mundova të evitoja kontaktin duke hipur në bordurë, por nuk munda. Nuk e kuptoj pse më penalizuan. Është me të vërtetë për të ardhur keq. Këta pilotë janë qesharakë”, ishte shprehur Hamilton pas garës ku u dënua me një kalim në bokse dhe me një penalizim prej 20 sekondash për dy incidentet.

Piloti britanik kërkoi falje nëpërmjet Twitter për këto deklarata: “I kërkoj falje pilotëve Massa dhe Maldonado nëse janë ndjerë të ofenduar. Jeni të dy profesionistë të shkëlqyer dhe kam konsideratë të lartë për ju.”

Top Channel