Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinou ka paralajmëruar se ndërprerja e ndihmave nga borxhi prej 110 miliardë eurosh do të ishte një katastrofë për Greqinë.

“Nëse vendi do të lihet pa ndihma, atëherë do të jetë një katastrofë dhe do të ishte një mënyrë për të mbytur ekonominë”, ka deklaruar ministri për një të përditshme finlandeze.

“Të gjitha palët e përfshira në negociata janë të kujdesshme, por unë kam besim se do të arrijmë një rezultat të mirë”, ka shtuar Papakonstantinou.

Pak ditë më parë, krerët e shtetit grek, të mbledhur në Athinë, dështuan në arritjen e një marrëveshjeje mbi planin e ri anti-krizë të hartuar nga kryeministri Jorgo Papandreu.

Ndërkohë që agjencia amerikane e inteligjencës, CIA, parashikonte se për shkak të krizës së rëndë ekonomike Greqia do të përfshihet nga një makth revoltash të përgjakshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA