“Gedafi është gati për armëpushim”

31/05/2011 03:50

Pas takimit me liderin libian, Muamar Gedafi, presidenti afrikano-jugor, Jakob Zuma, duke folur në emër të Unionit Afrikan tha se koloneli është gati për një armëpushim.

Zuma shtoi se në tavolinë është propozuar një plan nga Unioni Afrikan për t’i dhënë fund luftës mes rebelëve dhe forcave qeveritare. Por, presidenti afrikano-jugor, nuk bëri të ditur nësë ky plan kishte marrë miratimin edhe nga pala rebele apo jo.

Ndërkohë, pak orë pas takimit mes Gedafi dhe Zumës, kanë vijuar bombardimet e NATO-s në Tripoli. Dështimtarët thonë për mediat ndërkombëtare se disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në lagje të ndryshme të kryeqytetit, madje edhe pranë kompleksit bunker të Gedafit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA