Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka marrë garanci në Paris për mbështetjen e Francës në procesin e njohjeve të mëtejshme të pavarësisë.

Këshilltari i presidentit Sarkozy për cështjet diplomatike, Jean David Levitte ka siguruar ministrin Hoxhaj se Franca do vijojë të përkrahë progresin dhe reformat e vendit.

“Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë në axhendën e Francës. Franca përkrah progresin dhe reformat, sidomos pas shpalljes së pavarësisë”, ka deklaruar Levitte.

Ndërsa ministri Hoxhaj e ka informuar bashkëbiseduesin me reformat që po ndërmerr qeveria kosovare për sundimin e ligjit, për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe për dialogun me Serbinë.

Top Channel