Në Prishtinë u mblodh sot Bordi bashkërendues për sundimin e ligjit, ku u diskutua mbi një sërë cështjesh, si ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, drafti i Kodit Penal, ligji anti-mafia, etj.

Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac, njëkohësisht anëtar i bordit, ka sugjeruar një angazhim më të madh në cështjet e legjislacionit.

“Për shkak të rrethanave ne duhet të punojmë shumë, për të kursyer sa më shumë kohë që të jetë e mundur dhe për të zgjidhur cështjet që do të reflektohen në raport-progresin e KE-së”, ka deklaruar De Marnhac.

Më pas anëtarët e bordit, mes të cilëve ishte edhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuci, kanë diskutuar mbi të rejat e fundit të databazës për menaxhimin e kufijve dhe mbi funksionimin e gjykatave në veri të Kosovës.

Top Channel