Dëmi nga pirateria deri në 12 miliard dollarë

31/05/2011 02:00

Dëmi ekonomik shkaktuar nga pirateria detare për vitin 2010 shkon nga 7 deri në 12 miliard dollarë.

Këto janë shifrat e publikuara nga fondacioni “One Earth Foundation”, i cili bashkë me Dhomën Ndërkombëtare të Tregëtisë (ICC) u bën thirrje të gjitha qeverive në mbarë globin të përmirësojnë sigurinë detare.

Shqetësuese, thuhet në raport, mbetet situata në ujërat jugore të Azisë, e vecanërisht në Oqeanin Indian, ku veprojnë edhe piratët somalezë, të famshëm për disa pengmarrje të bujshme vitin e shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA