Çeçeni, arrestohet i akuzuari per vrasjen e Politkovskaya-s

31/05/2011 14:30

Rustam Makhmudov, burri i dyshuar për vrasjen e gazetares ruse Anna
Politkovskaya, e vrarë në 2006-n, është arrestuar nga policia.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij dhe sipas agjencisë “Interfax”, është konfirmuar në radion “Eco” të Moskës edhe nga avokati Murat Mussaiev, mbrojtës i Zhabrail Makhmudov, vëllai i Rustam.

“Jam i kënaqur për arrestimin e tij”, ka pohuar Ilià, djali i gazetares.

Rustam Makhmoudov është kapur nga forcat e rendit në Çeçeni. Burri është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë reporteren anti-Putin në ashensorin e shtëpisë së saj në Moskë më 7 tetor të 2006-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA