Ratko Mlladiç, i shoqëruar nga masa të rëndësishme sigurie, ka vizituar mëngjesin e sotëm varrin e vajzës Ana në varrezën e Beogradit.

Prokuroria kishte pranuar kërkesën e ish gjeneralit për të vizituar të bijën, e cila u vetëvra në 1994-n.

Nga dita e parë e arrestimit, të enjten e shkuar, ish gjenerali serb kishte shprehur dëshirën të vizitonte varrin.

Mlladiç mund të ekstradohet sot në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Top Channel