Bakteri vrasës, alarm i OBSH-së

31/05/2011 08:45

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si “shumë të gjerë dhe serioz” infeksionin e bakterit-vrasës “E. coli Ehec” dhe ka ftuar shtetet e ndryshme që të punojnë së bashku për të zgjidhur emergjencën.

“Pothuajse të gjitha rastet në vendet e tjera kanë lidhje me Gjermaninë”, është shprehur Hilde Kruse, eksperte e sigurisë pranë OBSH-së.

Raste të infeksionit janë zbuluar në Danimarkë, Suedi, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Holandë dhe Zvicër.

Top Channel