“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet…
Piloti shqiptaro-amerikan Xhejms Berisha, i cili me aeroplanin e tij karakteristik lobonte nëpër shtet të ndryshme të botës duke kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës, ka pësuar një aksident në shkretëtirat e Sudanit ku ishte duke lobuar.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Xhejms Berisha njofton se, ditën e diel kishe pasur një ulje urgjente në shkretëtirën e Sudanit për shkak të pamundësisë së komunikimit.
Berisha njofton se pas kësaj ngjarjeje ai ka qëndruar për disa orë në minierën “Hassai Mine”, nën përkujdesjen e stafit të minierës i cili e ka shpëtuar, sic shprehet ai në një deklaratë, nga orët e gjata në komisariat dhe keqtrajtimet e policisë sudaneze.
Ndërkohë, aeroplani është ende në shkretëtirë, në vendin e aksidentit dhe piloti Berisha po shpreson në rregullimin e tij që të vazhdojë misionin e lobimit.
Top Channel