Procesi gjyqësor kundër ish-gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladic mund të bashkohet me atë që po zhvillohet ndaj ish-liderit serbo-boshnjak, Radovan Karaxhic.

Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit e prokurorit të gjykatës së Hagës, duke saktësuar se aktualisht po shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Ndërkohë, avokati i Mlladic ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës serbe për dërgimin e tij në Hagë.

Madje, ai ka kërkuar një grup mjekësh, si të shëndetit fizik dhe të atij mendor, për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-gjeneralit.

Karaxhic dhe Mlladic përballen me akuza analoge, si krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid ndaj popullsisë joserbe të Bosnjes.

Top Channel