Ministri francez jep dorëheqjen

30/05/2011 09:20

Ministri i Shërbimit Civil në Francë, Zhorzh Tron, dha dorëheqjen pas akuzave për ngacmim seksual ndaj stafit në kohën kur ishte bashkiak i Draveij.

Prokurorët kanë hapur një hetim pas akuzave për ngacmim seksual nga dy nëpunëse. Zhorzh Tron, i martuar me tre fëmijë hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar të pabesueshme.

Largimi i tij vjen në kohën e skandalit të ish-shefit të FMN-së, Dominik Stros Kan, në fillim të këtij muaji.  

Pas kësaj ngjarjeje janë shtuar spekullimet nëse Franca është e gatshme për të rishqyrtuar ligjin e privacisë, kur bëhet fjalë për skandale që cënojnë politikanët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA