Merkel: Pro energjisë së rinovueshme

30/05/2011 18:20

Gjermania mund të bëhet një vend pionier i ndryshimit drejt energjisë së rinovueshme.

Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, duke komentuar planin e qeverisë për të hequr dorë nga energjia bërthamore brenda vitit 2022.

“Ky plan sjell një zhvillim të vërtetë drejt elektricitetit të së ardhmes”, është shprehur kancelarja.

Koalicioni qeverisës i vendit me fuqinë më të madhe ekonomike në Evropë vendosi sot heqjen dorë nga energjia atomike, me mbylljen e impianteve pas 11 vjetësh.

Top Channel