Lideri i Afrikës së Jugut mbërrin në Libi

30/05/2011 17:05

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma ka mbërritur në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, për të biseduar me kolonelin Muammar Gaddafi, në tentativë për të gjetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Një zëdhënës ka deklaruar se objektivi kryesor është arritja e një armëpushimi dhe ka mohuar diskutimin e një “strategjie daljeje” me liderin libian.

Ndërsa një nga këshilltarët e kolonelit Gaddafi ka deklaruar për BBC se nuk ka shpresa që ai të tërhiqet, duke plotësuar kështu kërkesën e rebelëve.

Ditën e diel, duke drejtuar Kongresin Kombëtar Afrikan, Zuma dënoi sulmet ajrore të NATO-s në Libi.

“Ne bashkohemi me vendet e tjera të kontinentit dhe me të gjithë njerëzit që duan paqen, në dënimin e bombardimeve ajrore të forcave perëndimore”, tha Zuma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA