Ish-luftëtarët e UCK-së kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, me kushtet shëndetësore të rënduara.

Ditën e sotme, ata janë vizituar nga anëtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të cilët kanë denoncuar kushtet e rënda në të cilat po mbahet greva.

Ndërkohë, kësaj forme proteste i janë bashkuar sot edhe shtatë anëtarë të Këshillit Organizativ të Grevistëve.

Ndërsa gatishmërinë për të hyrë në të e kanë shprehur edhe rreth 130 ish-anëtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Ata vazhdojnë të kërkojnë miratimin sa më shpejt të ligjit për veteranët e UCK-së, të cilët pas përfundimit të luftës kanë mbetur pa asnjë mbështetje financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA