Khodorkovskiy, nesër vendos Strazburgu

30/05/2011 19:20

Do të jetë Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut që do të vendosë nesër nëse ish-pronari i gjigandit të naftës “Yukos”, Mikhail Khodorkovskiy ka qenë ose jo viktimë e një persekutimi politik.

Gjyqtarët e Gjykatës së Strazburgut do të publikojnë vendimin mbi apelin e paraqitur nga Khodorkovskiy në vitin 2004, para se të shpallej fajtor për evazion fiskal dhe të fillonte dënimin prej 8 vjetësh.

Në fund të vitit 2010 ndaj tij nisi procesi i dytë, që i zgjati dënimin edhe me 6 vjet të tjera burg.

Vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara kritikuan vendimin e gjykatës ruse, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA