Jozef Blater drejt rizgjedhjes si president i FIFA-s

30/05/2011 09:35

Presidentit aktual të FIFA-s, Jozef Blater, i është hapur rruga për t’u rizgjedhur si presidenti i organit më të lartë të futbollit botëror.

Pas seancës dëgjimore të tij për akuzat e korrupsionit që u zhvillua ditën e dielë, FIFA vendosi që të pezullojë përkohësisht Bin Hamam, për periudhën e shqyrtimit të çështjes së tij për korrupsion gjithashtu të pezullojë edhe çështjen e presidentit në fuqi.

Por Hamam mëngjesin e së dielës kishte deklaruar publikisht tërheqjen nga kandidimi për presidentin e Konfederatës së Futbollit Botëror.

“Tërhiqem nga kandidimi pasi kauza që unë besoj e ka një kosto të tillë dhe nuk dua që të dëmtojë reputacionin e FIFA-s, shkruan Hamam.

Duke parë këtë situatë, Blater mbetet kandidati i vetëm për postin e presidentit të FIFA-s dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë sërish ai presidenti, por gjithçka do të zyrtarizohet më 1 qershor, ditën e mërkurë kur është parashikuar të zhvillohen këto zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA