Jemen, ushtria vret 20 protestues

30/05/2011 16:10

Forcat e sigurisë në Jemen kanë qëlluar për vdekje të paktën 20 protestues anti-qeveritarë në qytetin jugor të Taizit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime mjekësore lokale. Ushtarët raportohet se kanë tentuar t’i japin fund manifestimeve 4-mujore në këtë qytet.

Taizi ishte një nga qytetet e para të Jemenit ku protestuesit, të frymëzuar nga manifestimet në Tunizi dhe Egjipt, vendosën të tuboheshin.

Por presidenti Ali Abdullah Saleh refuzon të japë dorëheqjen pavarësisht protestave që zgjasin prej muajsh dhe presioneve të forta nga opozita.

Ndërkohë, forcat ajrore të vendit kanë bombarduar disa vendndodhje të militantëve të Al Kaedës, të cilët kishin marrë nën kontroll qytetin e Zinjibarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA