Islandë, vullkani ndalon aktivitetin

30/05/2011 16:25

Rrjedhja e vullkanit Grimsvotn në Islandë ka përfunduar, ka bërë të ditur një gjeolog i Institutit Meteorologjik Islandez.

Grimsvotn kishte filluar të dilte mbrëmjen e 21 majit, duke lëshuar shtëllunga të larta tymi dhe hiri, që cuan në bllokimin e shumë aeroporteve evropiane.

Vulkani, i cili ndodhet në akullnajën e Vatnjokullit, në jug-lindje, është më aktivi i ishullit, por shpërthimet e tij janë afatshkurtër.

Megjithatë, në vitin 1873 rizgjimi i tij zgjati plot 7 muaj. Për fat të mirë në atë kohë nuk kishte ende aeroporte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA