Hitzfeld: Barcelona, ekipi më inteligjent i historisë

30/05/2011 13:40

Ottmar Hitzfeld, trajneri gjerman i kombëtares zvicerane, e përkufizoi Barcelonën si “ekipin më inteligjent në historinë e futbollit”, pas fitores së Ligës së Kampioneve të shtunën e kaluar.

“Brezi i lojtarëve katalanas do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në Europë edhe në vitet që do të vijnë. Nuk e di se kur do të mund të shohim sërish një ekip tjetër me një teknikë kaq perfekte”, u shpreh ish-trajneri fitues i Ligës së Kampioneve me Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Hitzfeld shton se do të donte që ndeshja të shkonte në shtesë ose të përsëritej në mënyrë që dashamirësit e futbollit të vazhdonin të shikonin ekipin spanjoll duke luajtur.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA