F1, Perez është mirë, del nga spitali

30/05/2011 16:00

Sergio Perez, protagonist i incidentit të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Monakos, ka lënë spitalin “Princesse Grace” të Montekarlos.

Meksikani i Sauber duhet të qendrojë disa ditë pushim në principatë, përpara se të kthehet në shtëpi.

Sipas mjekëve, ai do të jetë në gjendje të garojë për Çmimin e Madh të Kanadasë në program pas 15 ditësh.

Është mirë edhe Vitaly Petrov, piloti rus i Renault i çuar në spital pas incidentit në xhirot e fundit të garës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA