Shkëndija kampione e Maqedonisë

29/05/2011 18:00

Skuadra shqiptare e Tetovës, Shkëndija është shpallur zyrtarisht Kampione e Maqedonisë në kampionatin e 19 të futbollit maqedonas.

Me një ceremoni madhështore, Shkëndija dhe tifozët e saj festuan suksesin më të madh të arritur që nga krijimi si skuadër futbolli.

Të shtunën në javën e fundit të kampionatit, kuqezinjve nga Tetova iu dorëzua trofeu që e meritonin pas një sezoni fantastik të zhvilluar.

Shkëndija kish siguruar titullin 2 javë para përfundimit të kampionatit, ndërsa ndeshja e fundit kundër Metalurgut, të përfunduar në barazim, është shfrytëzuar për të festuar titullin bashkë me tifozët që kishin mbushur stadiumin plot e për plot.

Ky titull i jep mundësi skuadrës shqiptare që të marrë pjesë në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve.

Ky është viti dytë radhazi që një skuadër shqiptare fiton kampionatin maqedonas, 1 vit më parë kampione u shpall Renova e Tetovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA