Nafta, Kuba hap dyert për kompanitë amerikane

29/05/2011 19:15

Erës së ndryshimeve politiko-ekonomike në Kubë u bashkohet edhe vendimi më i fundit i Havanës për të lejuar kompanitë amerikane naftënxjerrëse të shfrytëzojnë puset e naftës në ujërat e saj territoriale.

Lajmi njoftohet nga gazeta “Trabajadores”, organ i sindikatës së punonjësve të naftës në vendin komunist.

“Kuba ka shprehur gjithmonë dëshirën dhe mirëseardhjen e saj për kompanitë naftënxjerrëse të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht agresionit ekonomik të qeverisë së Uashingtonit”, shkruan “Trabajadores”.

Kompanitë amerikane ftohen të gërmojnë për naftë në ujërat kubane ku mendohet se ndodhen rreth 20 mijë milion fuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA