Karzai paralajmëron SHBA-në e NATO-n

29/05/2011 15:50

Presidenti afgan, Hamid Karzai i kërkoi edhe njëherë tjetër Shteteve të Bashkuara dhe trupave aleate t’u japin fund sulmeve të njëanëshme në Afganistan.

Pas sulmeve të fundit, ku dyshohet se kanë mbetur të vrarë 12 fëmijë dhe 2 gra, Karzai kritikoi NATO-n duke thënë se këto sulme duhet të marrin fund sa më parë, njëherë e përgjithmonë.

“Vrasja e civilëve është genocid”, tha Karzai.

Nga një sulm ajror i forcave të NATO-s në jug të Afganistanit, dyshohet se kanë mbetur të vrarë 14 civilë, fëmijë e gra. Megjithatë, hetimet kanë nisur për të përcaktuar nëse ishin bombat e Aleancës ato që shkaktuan masakrën apo jo.

Top Channel