Jemen, vazhdojnë protestat anti-qeveritare

29/05/2011 18:50

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Jemen. Të paktën 3 viktima u regjistruan në përleshjet e fundit në Taez, qytet në jug të vendit.

Organizata humanitare njoftojnë se mijëra persona ishin grumbulluar në rruget e këtij qyteti, në jug të kryeqytetit Sanaa, për të manifestuar kundër presidentit Saleh.

Numri i viktimave mund të përkeqësohet pasi dhjetra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e plumbave të qëlluar nga forcat e sigurisë, ndërkohë që për të disatën herë kanë dështuar përpjekjet e ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe presidentit Saleh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA