Guardiola: Messi është më i miri

29/05/2011 09:25

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shprehur shumë i kënaqur me fitimin e Ligës së Kampioneve nga ekipi i tij.

“Jemi të lumtur sepse është shumë vështirë të fitosh Champions. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer”, theksoi Guardiola pas ndeshjes ndaj Manchester United.

“Tashmë kemi 4 Champions, aq sa Bayern Munchen dhe Ajax. Të mendosh se para disa viteve nuk kishim asnjë”, shtoi katalanasi.

Guardiola vlerësoi edhe gjestin e kapitenit Puyol, i cili lejoi që kupën ta ngrinte Eric Abidal, mbrojtësi i cili para pak muajsh u operua nga kanceri në mëlçi: “Kjo tregon se sa grup i bashkuar që jemi. Ishte një gjest i mrekullueshëm nga ana e kapitenit tonë.”

Përsa i përket Messit, Guardiola tha: “Është lojtari më i mirë që kam parë dhe që do të shoh ndonjëherë. Pa të nuk do të mund të fitonim të gjithë trofetë që kemi fituar. Shhpresojmë që të jetë lojtar i Barcelonës për një kohë sa më të gjatë.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA