Egjipti hap kufirin

29/05/2011 09:35

Egjipti ka zbutur kufizimet e udhëtimit në kufirin me Rripin e Gazës duke i lejuar kështu palestinezëve kalimin e lirë për të parën herë pas katër vjetësh.

Gra, burra mbi 40 vjeç dhe fëmijë mund të kalojnë tani pa probleme, ndërsa meshkujve nga 18 deri ne 40 vjeç, u duhet një leje e posaçme nga autoritetet. Heqja e bllokadës 4-vjeçare, lëvizje të cilën Izraeli e kundërshton me forcë, vjen tre muaj pas përmbysjes nga pushteti të ish-presidentit egjiptjan Hosni Mubarak. Egjipti dhe izraeli i mbyllën kufinjtë e tyre me Gazën kur Hamasi morin kontrollin e territorit në 2007-tën.

Shteti hebre druhet se militantët palestinezë mund të transportojnë armë nga Gaza përmes kufirit egjiptian, por Kajro këmbëngul se do të shtojë masat e sigurisë në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Të gjithë ata që largohen nga Gaza duhet të jenë gjithashtu të pajisur me karta identiteti palestineze, por që lëshohen nga autoritetet izraelite.

Për analistët, vendimi i lehtësimit të kontrolleve kufitare ka një rëndësi simbolike. Ai është një tjetër sinjal që tregon sesi lidershipi i ri egjiptian po ndryshon dinamikën e Lindjes së Mesme. Egjipti njoftoi se kufiri do të qëndrojë çdo ditë i hapur nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës, me përjashtim të ditëve të premte dhe pushimeve.

Pavarësisht se tregtia akoma nuk lejohet, hapja e pikës së kalimit të Rafah-së, pritet t’i japë Gazës një shtysë të fuqishme ekonomike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA