Barcelona kampione e Europës

29/05/2011 08:00

Barcelona është rikthyer vetëm pas 1 viti në majën më të lartë të futbollit europian.

Në finalen e Uemblit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mundur 3-1 Mancester Junajtid, duke fituar dhe trofeun e katërt të Ligës së Kampioneve në hitorinë e saj, i dyti ky në 3 vitet e fundit.

Katalanasit kanë konfirmuar edhe në këtë finale të madhe se janë skuadra më e mirë. As Mancester Junajtid që ka si drejtues një emër të madh si Sër Ferguson nuk ka mundur të ndalë Mesin dhe shokët e tij.

Përveç minutave të para, katalanasit kanë dominuar të gjithë pjesën tjetër të lojës. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1 me golat e Pedros për Barçën dhe Runit për anglezët, gol ky në dyshim për pozicion jashtë loje të Rajan Gigs.

9 minuta nga fillimi i të dytës, Pleshti siç njihet ndryshe Lionel Messi prishi ekuilibrat duke shënuar një supergol.  Ndeshja përfundoi për Barçën në momentin kur Vija vulosi fitoren e katalanasve, skuadër e cila po shkruan historinë e futbollit.

Një fitore e veçantë ishte edhe për Erik Abidal, mbrojtësi francez i Barçës i cili 2 muaj më parë fitoi luftën me sëmundjen e kancerit dhe luajti në këtë finale që nga minuta e parë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA