Bakteri vrasës kërcënon Europën

29/05/2011 17:05

Në Europë po shtohet paniku nga bakteri Esheria-Coli. Pas Gjermanisë, ku numri i viktimave shkoi në dhjetë, ai rezulton të jetë përhapur edhe në Suedi, Danimarkë, Britani, Holandë e Austri.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve flet për disa të prekur në këto vende, mes të cilëve edhe fëmijë nën 5 vjec, ndërsa 87 përqind e rasteve të regjistruara janë të rritur, ku 68 përqind e tyre, femra.

Një shkencëtar gjerman paralajmëron se përhapja e këtij virusi nuk ka përfunduar, duke parashikuar një përhapje të tij nga njeri tek njeriu.

Dyshohet se bakteri është përhapur nga importi i trangullit nga Spanja, e cila ka izoluar dy prodhues të mëdhenj të këtij produkti për të verifikuar burimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA