“Barcelonë ëndrrash”

29/05/2011 08:10

Menjëherë pas fitores, mediat spanjolle kanë ngritur në qiell skuadrën e Barcelonës dhe trajnerin e saj Pep Guardiola.

“Një Barcelonë ëndrrash” është titulli kryesor i gazetës spanjolle Marca. Në shkrimin e saj cilësohet se ekipi i Guardiolës ka fituar edhe një tjetër Champions me të njëjtin superioritet ndaj anglezëve të Ferguson. Tashmë trofeu i katërt nuk është më një ëndërr por një realitet dhe kjo falë kësaj super Barcelone, përfundoi shkrimi i kësaj gazete.

“Barcelona kampione” është titulli i gazetës tjetër sportive spanjolle AS. Në komentin e saj për finalen e Uemblit, AS i ka mëshuar faktit se për momentin Barcelona e Pep Guardiolës nuk ka rivalë.

Të gjitha gazetat  spanjolle nuk kanë lënë pa komentuar golin e vetëm të Djajve të Kuq të shënuar nga Uejn Runi. Sipas tyre skocezi Rajan Gigs ishte në pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit nga Runi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA